Njëra më joshëse se tjetra, Dua Lipa dhe Nora Istrefi bëjnë “xing” me bikinit (FOTO LAJM)

Dua Lipa është konsideruar gjithmonë si një nga artistet që nuk zhgënjen asnjëherë me veshjet e saj. Ajo nuk bën jehonë vetëm me parakalimet në çdo tapet të kuq, por edhe zgjedhjet në jetën e përditshme duket të jenë të mirëmenduara. Së fundmi na e ka vërtetuar sërish këtë gjë, kur rrëmbeu vëmendjen e gjithë fansave e mediave të huaja. Këngëtarja e “Levitating” u shfaq dje me një palë bikini ngjyrë blu në Ibiza, duke treguar trupin dhe linjat e saj për t’u patur zili. Pjesa e sipërme e bikinit kishte mëngë të fryra elegante dhe një gur në bust. Dua e shoqëroi pamjen e saj pranë pishinës me syze dielli ngjyrë portokalli dhe vathë.

Këto bikini kaq të veçanta për të cilën shkruan mediat e njohura ndërkombëtaret, duket se i paskan pëlqyer shumë edhe Nora Istrefit. Edhe këngëtarja shqiptare ka zgjedhur të njëjtat rrobabanjo së fundmi që duket se i shkojnë shumë. Ajo ka postuar në Instastory një fotot të saj gjatë pushimeve, teksa shihet e veshur me të njëjtat bikini si Dua.


Shtuar 9.08.2021 10:22