Një përplasje virtuale po ndodh së fundmi mes ish-mikeshave, Kiara Tito dhe Dojna Mema. Tashmë të përfshirë në këtë ‘rreth vicioz’ janë dhe bashkëshortët, konkretisht Luiz Ejlli.
Ky i fundit, ka ‘kopjuar’ Dojna Memën duke ironizuar postimin e saj të fundit ku i dëshmon publikut se heqja e folloët që i bëri Kiara nga instagrami ishte komplet e papritur.
“Mua kur më pyesin direkt jashtë kamerave, kam këllqe për tu përgjigjur drejtpërdrejtë! Sepse ndjehem rehat, e nuk merrem me sajesa qe i besojnë vetë. Thënë kjo, tema është e papare, dhe kam shume interes ta tjerre edhe me shume se kaq publikisht.
Natën e mirë”, shkroi Luizi teksa publikoi një screenshot të një bisede të vjetër me Kiarën, por që nuk kishte lidhje aspak me situatën.
Tashmë presim të reagojë dhe Vlashent Sata, bashkëshorti i Dojna Memës.