Një dasmë sportistësh! Kështu mund të quhet. Kjo pasi futbollisti i njohur shqiptar, Gentrit Halili i ka dhënë fund beqarisë me atleten kosovare, Sara Susuri.
Mbrëmjen e të dielës, ai dhe partnerja e tij, kanë kurorëzuar dashurinë në martesë, në një dasmë madhështore në Prishtinë.
Në dasmën e tyre nuk kishte se si të mungonin emra të tjerë nga bota e sportit.
Gjithashtu, të pranishëm ishin të gjithë shokët e skuadrës së Halilit, nga klubi i futbollit Ballkani.