Pas një eksperience si prezantues i edicionit të 62-të të Festivalit të Këngës në Shqipëri, Kledi Kadiu iu rikthye jetës së tij në Itali.
Balerini do të jetë të dielën në orën 16:30, i ftuar në emisionin Verissimo, në një nga mediat me te rëndësishme italiane “Canale 5”.
“Ai është një balerin i madh dhe një super baba”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të emisionit.
Verissimo është programi që ka mirëpritur ndër vite personazhet e njohura të artit, politikës dhe jetës sociale në Itali. Nën drejtimin e Silvia Toffanin, “Verissimo” është shndërruar në një strehë të ngrohtë televizive ku personazhet nuk kanë frikë të tregojnë veten në të gjitha dimensionet e tyre.