Nis spektakli, Rovena Stefa banorja e parë e Big Brother VIP

Big Brother Vip Kosova sapo ka startuar. Ky format do të drejtohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Ndërsa oponionistë në këtë edicion të tretë do të jetë Milaim Zeka dhe Olta Gixhari. Banorja e parë e këtij edicioni është këngëtarja Rovena Stefa.

Ajo ka bërë një hyrje ndryshe, e rrethuar nga tupanat, teksa ka performuar kënëgën “Dasma”. Rovena e ritheksoi disa herë se ishte beqare dhe se është e hapur për të gjetur dashurinë brenda këtij “realityshoë”.


Shtuar 18.10.2024 21:35

Tags: ,