Nis konkurrenca e fortë! Shpallet e preferuara e publikut në Big Brother VIP (FOTO LAJM)

Gjatë mbrëmjes së sotme “Big Brother VIP” hapi një televotim, ku publiku do të votonte për banorin e tyre të preferuar.

Banori i preferuar sipas votave të publikut u shpall Zhaklina.

Zhaklina u habit nga ky vendim dhe tha se nuk e priste aspak teksa falenderoi të gjithë.

Si e preferuara e publikut për këtë javë, Zhaklina kishte mundësi që të ndryshonte çiftin e rulotit. E fati e donte që pas një sherri të heshtur Olta -Zhaklina, ato të ndërronin vendet me njëra -tjetrën.

Ajo tha se do ta linte rulotën së bashku me Ronaldon dhe në vendin e tyre do të shkonin Olta dhe Armaldo.