“Me ty Nina, Nina, Nina ooo”, me siguri ky ka qenë refreni që ju ka shoqëruar kudo këto ditë. 3 djemtë e “ThreeDots”, Flori, Klajdi dhe Bruno u bënë bashkë pas shumë kohësh për të sjellë një hit veror. Ata publikuan këngën e tyre më të re “Nina”, që publiku e priti në mënyrën më të mirë të mundshme. Kënga e tyre kaloi çdo pritshmëri dhe numëron mbi 7 milionë klikime vetëm në Youtube.
Përveç këngës, edhe kërcimi i djemve u bë shumë viral dhe tashmë është kthyer në një lloj sfide në rrjete sociale.
Por djemtë nuk do të ndalen me kaq, sepse shumë shpejt duket se do të vijë një version i dytë i “Nina”. Flori ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shihet se në studion e “ThreeDots” është duke punuar këngëtarja e famshme shqiptare, Anxhelina. Ajo shfaqet duke kënduar para mikrofonit, teksa Bruno punon me muzikën nga ana tjetër.
Por në video nuk dëgjohet asgjë, ndërkohë që Flori ka lënë të kuptohet se mund të vijë një tjetër hit veror.
“Nina 2?”, shkruan ai përkrah videos.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e platformës Startup Albania në mbështetje të sipërmarrjeve të reja, ideve inovative…
Një tjetër fundjavë pozitive, ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve. Portali i njohur i…
Modelja dhe ish-banore e “Big Brother VIP Albania”, Jori Delli, ishte e ftuar këtë të diel në emisionin “E Diell”,…
Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i…
Ish-partnerja e Safet Bajrit, Eria Ago, ka bërë kërkesë për zëvendësmin e masës së sigurisë që është në fuqi ndaj…
Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela Martini, ka rikthyer vëmendjen e publikut përmes një rrëfimi të hapur në rrjetet sociale.…