showbiz

“Më tradhëtoi”/ Angela Martini akuza të forta ndaj Fatmir Hysenbelliut: Nga ab*zimi me imazhin tek historia mes tyre (FOTO)

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela Martini, ka rikthyer vëmendjen e publikut përmes një rrëfimi të hapur në rrjetet sociale. Në disa postime në Instagram Story, ajo ka vendosur të ndajë “të vërtetat që njerëzit duhet t’i dinë”.

Sipas saj, disa vite më parë kishte bashkëpunuar me një kompani reklamuese që nuk respektoi marrëveshjen e pagesës dhe përdori imazhet e saj për një vit të tërë pa autorizim. Për të mbrojtur të drejtat e saj, Angela u detyrua të ndërmerrte veprime ligjore përmes avokatëve, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të fotografive.

Pas kësaj, kompania, sipas modeles, ndërmori veprime hakmarrëse duke i bllokuar artikuj dhe publikime në media. “Ishte një luftë e padrejtë, por e nevojshme për të mbrojtur dinjitetin tim si artiste dhe si grua,” tha ajo.

Gjatë rrëfimit, Angela ndau edhe detaje personale nga e kaluara. Ajo pranoi se kishte pasur një lidhje të shkurtër, rreth dy javë, me Fatmir Hysenbelliun. Marrëdhënia përfundoi shpejt, pasi ajo nuk mund ta pranonte një partner me tipare që nuk përputheshin me standardet e saj. Më vonë, ajo zbuloi se Hysenbelliu kishte qenë në një lidhje tjetër gjatë asaj periudhe, gjë që e zhgënjeu më shumë.
“Një pjesë e sjelljes së tij sot lidhet me frustrimin e mbetur. Ai dështoi si futbollist dhe në marrëdhënien me mua, gjë që i goditi ego-n. Edhe vite më vonë, tentoi të më kontaktonte, madje edhe kur isha e martuar, por unë nuk i dhashë kurrë përgjigje,” përfundoi Angela.

të fundit

Mourinho u jep jetë të re katër lojtarëve të Real Madridit, nga të lënë pas dore në protagonistë

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka arritur të rikthejë në formën e tyre më të mirë katër futbollistë që…

3 seconds ago

Studentët hyjnë në Fakultetin e Ekonomisë: Bojkotoni mësimin, bashkohuni me ne!

Studentët vijojnë protestën në Tiranë. Pas Ekonomikut, të rinjtë kanë nisur marshimin drejt Fakultetit të Drejtësisë, në kuadër të bojkotit…

2 minutes ago

Kasami: Mbështetja e VLEN-it për kandidatin e AKI-së në Bërvenicë varet nga fushata e tyre

Bashkëkryetari i VLEN-it Bilall Kasami, sot ka folur për raundin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës, ndërsa shtoi…

2 minutes ago

Deliu kërkon shpjegime nga KPK-ja: “Ku tjetër mund të kërkonte ndihmë Arlinda?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kërkuar llogaridhënie urgjente nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) lidhur…

5 minutes ago

SPAK çon në gjyq Eugert Sinon si drejtues e financues të grupit të dyshuar kriminal

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e…

8 minutes ago

Barcelona rikthehet në garë për Bergvallin, synon ta transferojë gjatë verës

Barcelona ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Tottenhamit, Lucas Bergvall, pasi talenti suedez po has vështirësi për të siguruar minuta…

12 minutes ago