Banorët e “Big Brother VIP Albania 4”, kanë thyer rregullin kryesor, të mos flasin për nominimet.
Rozana Radi, e ka bërë të qartë se nëse i bie kutia e Pandorës, do nominojë veten, Gertën dhe Laertin.
“Mua po më erdhi Kutia e Pandorës do të çojë në nominim veten time, Gertën dhe Laertin. Ne nuk marrim autoritetin e Vëllait të Madh, kanë bërë gabim të rëndë të dy por ne prapë do i shpëtojmë nëse vjen Zarfi i Zi. Unë kam ardhur për të luajtur këtu. Unë nuk kam frikë nga ty o Gerta”,– tha Rozana.
Po ashtu, edhe banorët e tjerë, Gerta, Loredana dhe Aldo, kanë diskutuar se në rast se ata do të përballeshin me Kutinë e Pandorës, do nominonin disa banorë. Gerta ka thënë se do dërgonte në nominim Gjestin, Rozin dhe Eglin.
Këtë gjë Gerta ua kërkoi edhe banorëve të tjerë që ta bënin nëse iu bie Kutia e Pandorës, pasi sipas saj, në këtë mënyrë del Egli nga shtëpia.