Nga prezantimi i partnerit te të ftuarit VIP, brenda 1-vjetorit të vajzës së Ilda Bejlerit (VIDEO)

Prej 1 viti, moderatorja Ilda Bejleri është bërë nënë e një vajze. Edhe pse gjithmonë shumë hermetike për jetën private, ardhja në jetë e vajzës e shkëputi totalisht Ildën nga ekrani, për t’ju përkushtuar familjes.

Por mbrëmjen e djeshme, me rastin e 1 vjetorit të Sienës, Ilda ka vendosur të prezantojë publikun me dy dashuritë e saj, të bijën dhe partnerin.

Çifti ka mbledhur mbrëmjen e djeshme miq e familjarë për të kremtuar 1 vjetorin Sierës së vogël, por edhe për të celebruar dashurinë e tyre.

Në videot e postuarara nga miqtë e moderatores, familja futen në sallën e festës duke përshëndetur me dorë të pranishmit. Ilda kishte zgjedhur një fustan të bardhë saten, kombinuar me fustanin e vogël të së bijës. Sa bukur dukeshin të dyja!

Kjo është hera e parë që moderatorja shfaqet në publik me vajzën dhe me partnerin për të cilin dihet se quhet Ardit Kraja dhe është një biznesmen i njohur në Tiranë.


Shtuar 9.08.2023 12:06