Kylie Jenner është personazhi i shtatorit në coverin e British Vogue. Në numrin e ri, Kylie flet për depresionin pas lindjes, përballjen me presionet e dinastisë televizive më me ndikim në botë, jetën romantike dhe fëmijët.
Ajo ka zbuluar se ka vuajtur nga depresioni post-partum për një periudhë të gjatë pas lindjes së të dy fëmijëve të saj. “Do të mbush 27 vjeç dhe më në fund po ndihem si vetja ime sërish,” tregon ajo për Giles Hattersley në numrin e shtatorit 2024 të British Vogue.
Pavarësisht gjithë komenteve që nxiti fakti që u bë nënë e re, vendimi i saj ka shumë kuptim kur konsideron rrethanat e jetës. “Pavarësisht çfarë po kaloj ose si dukem, ose çfarë shkruan interneti për mua , unë kthehem në shtëpi dhe fëmijët e mi më duan pa kushte,” thotë Kylie. “Ata janë thjesht të fiksuar pas meje dhe kjo më ka mësuar të eci më lehtë në jetë.”
Ndërsa bota vlerëson triumfet dhe trazirat që simbolizon familja Kardashian, njerëzit po guxojnë të pyesin: a është në të vërtetë Kylie Jenner – e qetë, e ftohtë, dhe e sigurt në vetvete – që është bërë anëtarja më intriguese e saj? “Mendoj se jam e keqkuptuar,” thotë ylli.
Kylie Jenner zbulon se emri i djalit të saj, Aire, ishte Knight për një kohë të gjatë! Ajo Kylie kujton se ka qarë me të madhe kur nuk mund të gjente një emër për djalin e saj: “Tani këshilla ime për të gjithë miqtë që kanë fëmijë është të zgjedhin emrin para lindjes, sepse kur të godasin hormonet nuk mund të marrësh vendime… Më dukej sikur kisha dështuar që nuk mund t’i vendosja një emër… Kjo thjesht më preku shumë.”