showbiz

Nga dasma deri tek planet për t’u bërë nënë/Dafina rrëfehet për gjithçka

Dafina Zeqiri, e ftuar në “E Diela Jonë”, ka zhvilluar një intervistë teksa ka folur lidhur me jetën e saj profesionale por dhe private.

Teksa pranoi se së shpejti do të kemi një dasmë prej saj, madje ditën e djeshme ajo kishte ditëlindjen dhe mori një propozim prej partnerit, Dafina shprehet:

Të lidhura

None found

“Për dasmën po kujdeset burri, kështu që këto gjëra i di më mirë ai, me detaje. Unë jam përzier vetëm pak nga ana e muzikës. Kismet nga fundi i vitit kemi vendosur të martohemi, sepse s’po duam të martohemi kur është shumë nxehtë.”

Ndër të tjera ajo ka shtuar sesi është njohur me Kreshnikun, teksa shprehet që çifti është njohur që 15-vite më parë:

“Unë Kreshnikun e njoh që 15-vite, e kam patur gjithmonë shumë shokë të mirë e kam dashur shumë. Ai ka qenë gjithmonë aty për mua. E kam marrë në telefon edhe kur kam qenë zemërthyer. Në asnjë moment nuk e kam ditur që ai ka një pëlqim tjetër për mua. E kam konsideruar si familje, që në fillimet e mia të karrierës. Thonë ndonjëherë që e ke dashurinë e jetës aty, po s’e sheh. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Kur erdhi momenti që u lidhëm, në fillim, isha në shok. Është gjëja më e mirë që ka ndodhur në jetën time. Jam bashkë me shokun tim të jetës, që e di si të më bëjë të lumtur dhe të më mbështesë”.

Sa i përket marrëdhënies së saj me familjen e Kreshnikut, Dafina tha se ka raporte shumë të mira dhe ndihet si në shtëpinë e saj.

Artistja s’i shpëtoi pyetjes për një bebush, së cilës iu përgjigj: “Edhe tek unë, edhe te Kreshniku është një ndjesi shumë e bukur dhe jemi të emocionuar. Jemi shumë të hapur që kemi një fëmijë. Kurdo që të ndodhë, e kemi të mirëpritur. Nuk kam bërë testin dhe nuk e di nëse jam shtatzënë dhe tani. Kur të bëhem nënë, prioritet do të jetë fëmija dhe jo koncertet. S’po e them që do e lë muzikën, por s’do jem shumë aktive!”

të fundit

Mazniku shpjegon propozimin e PS për 46 bashki: Vetëm për Rinasin kërkuam ndryshim territori, Poliçani përfiton nga bashkimi me Beratin

Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Territoriale, gjatë një takimi të zhvilluar sot me gazetarët, paraqiti argumentet dhe mënyrën…

2 seconds ago

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së emërohet në qeveri, Berisha: Rama synon të korruptojë opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas emërimit të ish-anëtares së Kryesisë së PD-së në krye të Agjencisë…

2 minutes ago

Situata e fundit në pikat e kalimit kufitar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar gjendjen më të fundit në pikat e kalimit kufitar, ku në disa vendkalime…

5 minutes ago

Interi rikthehet për Curtis Jones, në tavolinë ofertë prej 35 milionë eurosh

Interi ka rigjallëruar interesin për mesfushorin e Liverpoolit, Curtis Jones, duke ofruar 35 milionë euro për 25-vjeçarin anglez.Sipas burimeve të…

7 minutes ago

Iseni Responds to Ademi: The Police Officer Has Not Been Promoted, You Are Misleading the Public

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it, Astrit Iseni, ka reaguar ndaj akuzave të ish-deputetit të BDI-së, Arbër…

11 minutes ago

Kumanovo: Two-Year-Old Child Poisoned by Paint Thinner, Sent to Skopje for Treatment

Policia e Kumanovës ka evidentuar një rast të helmimit të një fëmije me tretës ngjyre, përcjell. Nga MPB thonë se…

12 minutes ago