Categories: kosovë

Situata e fundit në pikat e kalimit kufitar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur të dhënat e përditësuara për qarkullimin në vendkalimet kufitare, ku në disa pika automjetet po përballen me pritje më të zgjatura.

Të lidhura

None found

Fluksi më i madh aktualisht është regjistruar në Jarinjë. Automjetet presin nga 45 deri në 50 minuta, si për të hyrë, ashtu edhe për të dalë.

Në Dheun e Bardhë, koha e pritjes në të dyja drejtimet arrin rreth 30 minuta, ndërsa kolonat shtrihen deri në 300 metra. Në Muçibabë, ndërkaq, pritja në hyrje zgjat 40 minuta dhe kolona ka arritur në 500 metra.

Vonesa janë evidentuar edhe në Merdarë, ku hyrja kërkon 15-20 minuta pritje, ndërsa në dalje automjetet presin 25-30 minuta.

Në vendkalimet e tjera, mes tyre Bërnjaku, Hani i Elezit, Kulla, Glloboqica, Mutivoda, Qafa e Morinës, Qafa e Prushit, Stançiqi dhe Vërmica, pritjet mbeten të shkurtra, nga 2 deri në 15 minuta.

Për kamionët, koha e pritjes në të gjitha pikat kufitare është nga 3 deri në 5 minuta dhe nuk raportohet për kolona. Këto të dhëna janë përditësuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

të fundit

Kosova U21 me 21 të ftuar për miqësoren ndaj Luksemburgut, Kryeziu përfshin emra të rinj

Kryeziu publikon listën e Kosovës U-21 për ndeshjen ndaj Luksemburgut, ftohen shumë emra të rinj Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës…

3 minutes ago

Struga e Bledi Shkëmbit mposht Shkëndijën në derbi dhe merr kreun e kampionatit

Java e 13-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut ishte rezervuar edhe për derbin e ekipeve shqiptare, mes…

15 minutes ago

Gjilani pret Malishevën në sfidën e javës së 13-të, zbulohen formacionet zyrtare

Gjilani dhe Malisheva kanë publikuar formacionet zyrtare në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e…

20 minutes ago

Petrova-Çamova: Bisedimet me Maqedoninë e Veriut nuk kërkojnë ndërmjetës, por ndryshim të qasjes antibullgare

Bullgaria nuk sheh nevojë për ndërmjetës në bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe konsideron se çështjet që lidhen me procesin…

24 minutes ago

I moshuari me veshje kombëtare në protestë: Nuk i përkas asnjë partie, jam me shqiptarët dhe studentët (VIDEO)

Një i moshuar, i veshur me kostum tradicional, i është bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Në një prononcim për…

25 minutes ago

Rey Manaj shënon sërish me kokë, por Sivasspor mposhtet nga Vanspor FK

Në javën e 14-të të Ligës së Parë turke, Sivasspor nuk mori dot pikë në transfertë ndaj Vanspor FK, e…

26 minutes ago