New York Post: Divorci mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë u parashikua nga një fallxhore!

Disa ditë më parë Elia Zaharia (Zogu) zyrtarizoi divorcin me Princ Leka II pas 7 vitesh martesë. Edhe vetë Princ Leka nëpërmjet një njoftimi zyrtar lajmëroi se ka nisur procedurat për divorcin.

Lajmi bëri bujë në Shqipëri, por edhe në botë, ku ka marrë vëmendjen e shumë mediave të huaja.

Një ndër to është dhe New York Post, e cila shkruan se ndarjen e Princit Leka me Elian e ka parashikuar një fallxhore, Sally Morgan.
Kur ajo e bëri të ditur këtë, të gjitha aluduan se bëhej fjalë për Harry-n dhe Meghan-in.

 

 

“Një fallxhore pretendoi se një çift mbretëror do të shkonte drejt divorcit në vitin 2024, sipas News International.
Megjithatë nuk ishin Duka dhe Dukesha e Sussex, por Princi i Kurorës së Shqipërisë”, thuhet në shkrim.


Shtuar 18.01.2024 17:45