Nënë për herë të dytë, Eliza Dushku publikon fotot më të ëmbla dhe zbulon emrin e djalit (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku, zbuloi pesë muj më parë se ishte në pritje të ëmbël për herë të dytë. Ajo nuk ngurroi që në profilin e saj në “Instagram” të ndante me ndjekësit foto ku tregonte barkun e rrumbullakosur.

Por tani pritjes i ka ardhur fundi. Aktorja ka postur disa foto në rrjetet sociale, ku tregon se ka sjellë në jetë djalin e dytë.

Siç shkruan bashkëngjitur me pozat e ëmbla, ajo dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandijan, e kanë pagëzuar të birin me emrin Bodan.

Artistja fillimisht ka postuar një imazh me barkun e rrumbullakosur duke pozuar herë vetëm e herë me bashkëshortin e saj, ndërsa në fund, Eliza publikoi një foto të këmbëve të vogëlushit të porsalindur.

Ndërsa kujotjmë se aktorja dhe partneri i saj u bënë prindër për herë të parë në vitin 2019, teksa u bekuan me një djalë. Ata e pagëzuan të voglin me emrin Philip Bourne Dushku Palandjian, por shkurt e thërrasin Bourne.

Eliza dhe ish-lojtari profesionist i tenisit, e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2018.


Shtuar 10.08.2021 10:22