Neda flet për vendimin e divorcit nga Ogreni pas 10 vitesh martesë: Fëmijët e mi meritojnë të rriten të qetë dhe të lumtur

Për herë të parë në Goca dhe Gra në Top Channel, Neda Balluku ka pranuar se është në proces ligjor divorci me Ogren Ballukun, pas rreth 10 vitesh martesë.

E pyetur nëse këtë vendim e ka marrë duke menduar për veten apo fëmijët, ajo u shpreh se një nënë nuk e vendos vetes e saj kurrë përpara fëmijëve.

“Mendoj se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në ambient të shëndetshëm, marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve dhe të jetë i qetë dhe i lumtur, para fëmijëve mendoj se asnjë nënë nuk e vë veten e vet”, tha ajo.

Neda dhe Ogreni u njohën në Big Brother 4, lidhje që më pas u kurorëzua me martesë. Ata bashkë kanë 3 fëmijë.

Gjatë rrëfimit të saj këtë mbrëmje në Goca dhe Gra, ajo tha se prej vitesh raporti mes saj dhe bashkëshortit nuk ishte më i shëndetshëm.


Shtuar 4.11.2025 22:59

Tags: ,