Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP” ka qenë mjaft intensive. Mes pyetjeve e sfidave banorët jan argëtuar, por njëkohesisht kanë mësuar shumë për njëri-tjetrin dhe i kanë zbuluar edhe publikut shumë nga vetja, që në fakt kishin harruar ta bënin deri tani.
Por nuk kanë munguar edhe pyetje të sikletshme të tipit: “Kur është hera e fundit që ke kryer marrëdhënie seksuale?”.
Siç duket, nga kurioziteti i madh Luizi nuk e ka majtur veten dhe ia ka drejtuar këtë pyetje Kiarës në sy të të gjithë banorëve.
Kjo gjë ka vënë në siklet Kiarën e cila patjetër që nuk i është përgjigjur, por e ka quajtur të turpshme pyetjen e tij para djemve të shtëpisë. Ky konfikt mes çiftit u mbyll me puthje para se të shkonin në shtrat./albeu.com/