Në “Përputhen” nuk ia doli askush, kush është djali që i ka “rrëmbyer” zemrën Lediana Prengës jashtë programit (FOTO LAJM)

Lediana Prenga është ish-konkurrentja e “Përputhen” e cila për muaj me rradhë pati gjithë vëmendjen për shkak të takimeve dhe daljeve të saj me Mevlanin. Ajo dhe Mevlani u komentuan për shumë gjatë si një çift, madje edhe pas pëefundimit të programit.

Por ndryshe nga konkurrentët e tjerë, Lediana ka qenë më e tërhequr nga rrjetet sociale dhe jeta televizive dhe shkak për këtë paska qenë dashuria e re.

Ajo është në një lidhje me një djalë nga Kosova, siç konfirmon Prive. Ai nuk ka lidhje me botën e shoëbizit dhe ekranit prandaj me gjasë edhe Lediana ka qenë më e tërhequr.