showbiz

Në një prej zonave më të shtrenjta e më luksoze të vendit, pamje nga vila e këngëtares Maja (FOTO LAJM)

Këngëtarja Maja Aliçkaj jeton në periferi të Tiranës, në një prej zonave më të shtrenjta e më luksoze që ka banorë edhe emra të njohur të showbiz-it shqiptar.

Pak kohë më parë Maja ka hapur dyert e shtëpisë dhe ka rrëfyer më shumë për gjithçka është ndërtuar aty brenda, çdo detaj në dekorin e shtëpisë luksoze, por edhe debatet me bashkëshortin për gjërat që ajo ëndërronte t’i kishte në vilën e saj të re.

Të lidhura

None found

Siç tregon artistja, në këtë zonë në periferi të Tiranës ia vlen të investosh, pavarësisht vlerës së kushtueshme: është larg zhurmës së metropolit, ka ajër të pastër, ka komunitet të zgjedhur, por ka edhe shumë hapësirë që i jep mundësi artistes të shijojë çdo kënd të saj.

Beni, bashkëshorti i Majës, është ai që është kujdesur për çdo detaj. Meqë profesioni i tij është arkitekt, këngëtarja natyrisht që ia ka besuar atij gjithçka, por nuk kanë qenë të paktat rastet kur, me dëshirat e saj, apo me tendencat që ka parë online, të kërkojë ndonjëherë edhe gjëra të pamundura.

Megjithatë, ia kanë dalë. Dhe sot i gëzohen shtëpisë së bukur, e cila, edhe pse u ka kushtuar shumë kohë, u dhuron një kënaqësi të pamatë: “Kur më pyesin sa kohë na ka kushtuar, unë përgjigjem ‘nuk e them, se ashtu është një muhabet’. Në të vërtetë, na ka mërrë shumë kohë, por e kemi ndërtuar ngadalë. Edhe për shkak të angazhimeve dhe projekteve, na ka zgjatur. Ka pasur edhe periudha të gjata kur nuk kemi punuar fare. Tamam tamam, ndoshta një vit na ka marrë dhe 5, 6 muaj intensive”, – tregon Maja për “Rudina” duke shpjeguar me detaje për arredimin gjatë kësaj periudhe.

E gjitha është bërë nga duart e bashkëshorit, ndaj Maja është e lumtur që nga duart e tij gjithçka është vendosur në vendin e duhur: “Cdo gjë është bërë me duart e Benit. Nuk ka asnjë lloj shansi që të mos jetë në vendin e duhur, është shumë merakli”, – thotë ajo.

Duke nisur që nga hyrja kryesore, salloni, dhoma e gjumit, këndi i punës, ballkoni e gjithçka rreth e rrotull është e kuruar me shumë kujdes. Është e dukshme që është shtëpi artistësh, por edhe shtëpi vlonjatësh. Mes simboleve, piktuarave apo detajeve të tjera që kanë histori, gjendet edhe kjo pikturë nga Llogoraja dhe pisha flamur. Një çift nga Vlora s’mund të mos kishte në shtëpi një shenjë nga vendlindja.

të fundit

62-year-old from Tetovo detained over suspected rape of a minor

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është privuar nga liria një 62-vjeçar nga Tetova, i cili dyshohet se…

9 seconds ago

Dy “Audi Q7” dyshohet se transportonin emigrantë, përplasën patrullat në Gramsh dhe u gjetën të braktisura; drejtuesit në kërkim

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe strukturat e hetimit në DVP Korçë kanë finalizuar një operacion në bashkëpunim me…

27 seconds ago

Tragedy for Albanian family, sister and brother among victims in Athens (PHOTOS)

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën Lysikratous, në zonën e Plakës…

1 minute ago

Kriza përshkallëzohet në Irlandë, Gavin Bazunu nuk dëshiron të luajë ndaj Izraelit

Tensionet kanë marrë përmasa të reja në kampin e Kombëtares së Irlandës para duelit me Izraelin në Ligën e Kombeve,…

13 minutes ago

Ndalet një 62-vjeçar nga Tetova, dyshohet për përdhunimin e një të mituri

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është privuar nga liria një 62-vjeçar nga Tetova, i cili dyshohet se…

26 minutes ago

Policia austriake forcon sigurinë para sfidës me Kosovën, vendosen masa të posaçme për tifozët

Masa të shtuara sigurie do të zbatohen të dielën në Vjenë, në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve mes…

37 minutes ago