Të dielën, në Vjenë, do të aplikohen masa të zgjeruara sigurie përpara përballjes së Ligës së Kombeve mes Austrisë dhe Kosovës, e planifikuar të zhvillohet në stadiumin “Ernst Happel”.
None found
Sipas mediumit austriak 5 Minuten, Drejtoria e Policisë së Vjenës ka përcaktuar një zonë të gjerë sigurie rreth stadiumit, e cila do të jetë aktive nga ora 10:00 deri në 22:00. Për shkak të kontrolleve të imtësishme, tifozëve u është kërkuar të llogarisin kohë shtesë për të hyrë në stadium.
Hapësira e kufizuar nuk përfshin vetëm zonën pranë “Ernst Happel”, por shtrihet edhe në Krieau, Olympiaplatz, Stadioncenter, zonën e Stadionbad dhe Hauptallee. Gjatë kësaj periudhe, policia do të mund të largojë dhe t’u ndalojë hyrjen në zonë personave që dyshohen se mund të përfshihen në veprime të dhunshme.
Shkelja e ndalimit të hyrjes dënohet me gjobë deri në 1,000 euro. Në rast përsëritjeje, masa financiare mund të shkojë deri në 4,600 euro, ndërsa për personat që nuk kanë mundësi ta paguajnë gjobën parashikohet burgim zëvendësues deri në katër javë.
Kontrolle të forta do të kryhen edhe në portat hyrëse të stadiumit. Tifozët do t’i nënshtrohen kontrollit të veshjeve dhe çantave, ndërsa mospranimi i procedurës do të sjellë përjashtimin nga stadiumi. Sipas raportimit, nëse rrethanat e kërkojnë, ky përjashtim mund të realizohet edhe me forcë.
Mbajtësit e biletave duhet të kenë parasysh se personat të cilëve u mohohet hyrja për shkak të refuzimit të kontrollit nuk do të përfitojnë kompensim për çmimin e biletës nga qeveria federale.
Austria dhe Kosova do të përballen të dielën, më 27 shtator, në stadiumin “Ernst Happel”. Takimi nis në orën 19:00.
Kombëtarja e Kosovës është ngritur një pozitë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s pas fitores ndaj Irlandës.“Dardanët” morën tre pikë…
Një deklaratë e papritur dhe me tone të forta e Kryeministrit Edi Rama nga Nju Jorku ka tërhequr vëmendjen, pasi…
Një aksion policor i zhvilluar gjatë natës në disa lokale në Shkup ka përfunduar me tetë persona të privuar nga…
Sot u shënua 28-vjetori i Masakrës së Gollubovcit, një nga ngjarjet më të rënda të vitit 1998 në Komunën e…
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një varg projektligjesh dhe vendimesh. Ndër projektligjet…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Durrës, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën. Sipas informacioneve të…