Siç tashmë dihet, çifti shumë i dashur për publikun, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Almeda është në pritje të një vajze, emrin e së cilës e kanë menduar.
Ata do ta quajnë vogëlushen “Alina”. Pritjes së ëmbël po i vjen fundi dhe bukuroshja shqiptare është futur në muajin e nëntë.
Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto duke treguar barkun e rrumbullakosur. Almeda shfaqet me flokët e kapura, e veshur me një fustan të gjerë në ngjyrë të hapur.
View this post on Instagram