Nuk duhet të jesh, fans i madh i Arilena Arës që të dish se një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj është Popi Kola, që prej shumë kohësh është dhe menaxher i këngëtares. Kjo kuptohet mjaft lehtë nga fakti që dyshja është gjithmonë e pandashme, si në momentet që kalojnë bashkë dhe shpesh i publikojnë në rrjetet sociale, si në projektet e artistes në të cilat Popi është gjithmonë krahu i djathtë i saj, së fundmi edhe në biznes.
Ndërkohë, ka pasur gjithnjë dyshime se marrëdhënia e tyre mund të jetë më shumë se sa thjesht një miqësi e ngushtë dhe bashkëpunim, ndoshta një romancë, por asnjëherë e konfirmuar nga palët. Së fundmi, Arilena ka postuar një seri fotosh në Instagram-in e saj, ku shfaqet në caste të ndryshme bashkë me menaxherin, ndërsa këto poza ku shfaqen mjaft të afërt, madje shumë të afërt, i ka shoqëruar me përshkrimin:
“Në këtë botë, jemi vetëm ne”
View this post on Instagram