Teksa Mevlani është rikthyer në “Përputhen” për të gjetur partnere të re dhe dy kandidatet kryesore janë Efi dhe Filloreta, Arjan Konomi ndërkohë e ka ribashkuar me Ledjanën.
Një lojë është zhvilluar në Tik-Tok nga Arjan Konomi dhe Ledjana, ku gara ishte se kush do të grumbullonte më shumë dhurata. Krejt papritur në këtë live është futur edhe Mevlani.
Dhurata e tij ka qenë për opinionistin e Përputhen, duke preferuar të jetë me të në këtë ‘betejë’. Nga ana tjetër Ledjana nuk ka zgjedhur ta përmend faktin se dhe ish-partneri i saj ishte pjesë e kësaj loje.