Në -2 gradë, mbi një vinç në lartësi, Rike Roçi rikthehet në Big Brother

Rike Roçi është konkurrentja e katërt për edicionin e tretë të “Big Brother VIP”.

Ish-konkurrentja e Big Brother këtë herë do të hyjë me statusin VIP.

Ndryshe nga të tjerët ajo po qëndronte në lartësi, ndërsa në një lidhje direkte me studion kërkoi që të hynte sa më shpejt në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Me një vinç ajo po qëndron në lartësi, ndërsa temperaturat janë nën zero.

“Kam ngrirë. Më ulni poshtë se kam ftohtë. Kameramani më tha që Ledioni ka vendosur që të më lërë këtu”, tha ajo.

Aktorja 35-vjeçare, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave botërore gjatë Europianit të futbollit në vitin 2016, do të jetë një ndër vipat e shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

Rike Roçi lindi në Durrës. Babai i saj, si shumë shqiptar në ato vite, zgjodhi emigrimin, duke u larguar me gomone drejt Italisë. Ishte 20 vjeç kur vendos të futet në Big Brother 6, por këtë herë ka vendosur ta sfidojë sërish veten dhe pse jo, ndoshta të fitojë.


Shtuar 13.01.2024 22:08