Nuk është hera e parë që një varëse në formë kryqi e mbajtur nga personazhe të njohur në dalje të tyre, bëhet objekt bisede tek përdoruesit e rrjeteve sociale.
Së fundmi ka qenë Arbenita Ismajli, e cila në një fotografi të saj në një revistë të huaj ka pasur në qafë një aksesor të tillë. E kjo varëse më pas është marrë si një përcaktues për fenë e saj të krishterë, duke ngallur reagime në rrjet.
Mirëpo, së fundmi modelja nuk ka lënë më vend për thashetheme duke bërë një deklaratë në Instagramin e saj.
Krahas një fotoje ku aludohej lajmi se ajo është e krishterë, Arbenita shkruan:
“Dështojnë lajmet e rreme se unë jam e krishterë. Një varëse nuk ma përcakton besimin, që është diçka e brendshme. Nuke e di si flenë natën këto lloj “gazetarësh” që shpifin për të nxjerrë 20 euro.”
Kujtojmë që në muajin prill të vitit që lamë pas, modelja bukuroshe Arbenita Ismajli dhe reperi Feronit Shabani (Fero) u bënë prindër për herë të parë.