Aktorja e humorit, Arjola Demiri përballet shpesh me komente negative dhe kritika nga ndjekësit e saj, të cilat shpesh i poston edhe publikisht me një kundërpërgjigje.
Së fundmi në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Arjola ka publikuar disa statuse që lidhen me komentet që merr nga gratë. Arjola i nis ‘story-t’ e saj fillimisht me një shkrim ku thotë se “do të donte të ishte festa e gruas sot.”
Më tej ajo shton me ironi se merr dashuri dhe mbështetje nga gradhe zonja.
“Do doja të ishte festa e gruas sot! Sepse vazhdimisht kam femra që më mbështesin fuqishëm dher do doja t’ju kushtoja vëmendjen e duhur disa prej këtyre zonjave, që nuk di t’jua shpërblej gjithë këtë dashuri të pakufishme, e sjellje të mrekullueshme prej nënash dhe motrash dhe grash ndaj meje. Kuptohet këto janë një numër shumë i vogël që të kuptohemi. Por që dua t’ju jap zgjidhje”- thuhet në statusin e parë të Arjolës.
Më pas ajo ka shkëputur komentin e një zonje e cila ankohet se Arjola nuk i ka kthyer mesazh dhe pse i ka kërkuar ndihmë.
Më pas Arjola Demiri ka ndarë edhe mesazhet me ndjekësen e cila është e gatshme për të punuar dhe kërkon ndihmën e saj.