Sara Hoxha dhe Ledri Vula vazhdojnë të jenë ndër emrat më të komentuar në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e mediave rozë për shkak të ndarjes së tyre.
Pas disa viteve së bashku, ata kanë vendosur të ndajnë rrugët, por së fundmi janë shfaqur në të njëjtin vend.
Përmes postimeve në InstaStory, dyshja ka ndarë video nga festivali “Sunny Hill” mbrëmë, ku mesa duke i ka bashkuar në një mënyrë.
Ata kanë publikuar pamje nga performancën e Dua Lipës, një moment që ka ngjallur reagime të shumta nga fansat e tyre.