Mesazhet dhe ngushëllimet e shumta nga personazhe publike kanë treguar mbështetje dhe solidaritet për Gjestin që ditën e djeshme humbi vëllain në një aksident tragjik.
Mes tyre, ishte edhe Jozefin Marku i cili ka publikuar një mesazh ngushëllimi për Gjestin. Por këngëtari G-Bani, ka këshilluar Jozin që të mosh shkojë në varrimin e Eldion Kelmendit në Kosovë.
“Jozi nuk ka nevojë për këshillime sepse ka shpirt dhe ka zemër, por nuk do e këshilloja të shkojë në varrim pasi jemi persona mediatik dhe nuk duhet të tërheqim vëmendjen me prezencën tonë. Të gjithë duhet t’i japim vëmendjen atit djali nënë që ka humbur jetën. Por nëse ai e ndjen, sigurisht që unë jam me çdo gjë që Jozi do vendosë në këtë moment, sepse e di që ai e bën me zemër të pastër”, u shpreh G-Bani për Klan Kosova.
Kujtojmë që Gjesti është fiutuesi i Big Brother VIP Albania 4, por brenda shtëpisë më të famshme përveç çiltërsisë, lojrave dhe pozitivitetit, ai do të mbahet mend gjatë edhe për goditjen me shpullë që mori nga Jozi.