Ndarja nga jeta e Shpat Kasapit, reagon Bebe Rexha/ Ja çfarë shkruan këngëtarja e famshme

Ndarja nga jeta në moshën 40-vjeçare e këngëtarit Shpat Kasapi, ka prekur artistët shqiptarë kudo që ndodhen, teksa shumë prej tyre kanë reaguar në rrjetet sociale.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit ka reaguar edhe këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha.

Bebe Rexha ka shpërndarë një video të Shpat Kasapit duke kënduar këngë patriotike, teksa ka vendosur një emoji të një pëllumbi dhe flamurit shqiptar, një simbolikë që përfaqëson qartë ngushëllimin dhe respektin e saj për artistin e ndjerë.


Shtuar 27.11.2025 17:26