Categories: showbiz

Ndahet nga jeta ylli i “Jurassic Park” Sam Neill në moshën 78-vjeçare

Bota e kinemasë humbi një nga figurat e saj më të dashura, pasi aktori i njohur Sam Neill u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Lajmin e trishtë e bëri publik familja e tij përmes një komunikate në llogarinë zyrtare në Instagram.

Të lidhura

None found

Ai mbylli sytë për herë të fundit në qytetin e Sidneit, Australi, duke pasur pranë njerëzit më të dashur të zemrës së tij.

“Me dhimbje të madhe, familja e Sam Neill ndan lajmin e ndarjes së tij nga jeta. Ai u largua i rrethuar nga të afërmit e tij, me atë dinjitet që e shoqëroi përgjatë gjithë jetës. Edhe pse humbja erdhi në mënyrë të beftë, jemi mirënjohës që arriti të ishte i lirë nga kanceri. I jemi thellësisht mirënjohës ekipit të Spitalit Privat të Shën Vincentit për kujdesin e tyre të jashtëzakonshëm dhe lutemi për mirëkuptim në respekt të privatësisë sonë në këto momente të rënda,” shprehej deklarata e familjes.

Pak çaste pas publikimit të lajmit, Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, nderoi kujtimin e aktorit me një mesazh prekës, ku vuri në dukje ndikimin e tij të thellë në kinemanë vendase dhe atë ndërkombëtare.

“Sam Neill ishte pjesë e historive më të paharrueshme australiane dhe zuri një vend të veçantë në shpirtin e popullit tonë. E përballoi sëmundjen me forcë, humor dhe dinjitet. Do të na mungojë pamasë, por kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm. Prehu në paqe,” shkroi Albanese në platformat e tij sociale.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku zyrtar i vdekjes, por më herët aktori kishte ndarë me publikun betejën e tij të vështirë shëndetësore. Në vitin 2022, atij iu diagnostikua limfoma angioimunoblastike e qelizave T në fazën e tretë, një formë e rrallë dhe agresive e kancerit të gjakut, të cilën arriti ta mposhtte me sukses.

I lindur në vitin 1947 në Omagh të Irlandës së Veriut, Neill u rrit në Zelandën e Re dhe arriti famën globale me interpretimin e paleontologut Dr. Alan Grant në kryeveprën e Steven Spielberg, “Jurassic Park”. Filmografia e tij përfshin gjithashtu tituj të paharrueshëm si “The Piano”, “The Hunt for Red October”, “Event Horizon”, “The Hunt for the Wilderpeople”, si dhe serialet e suksesshme televizive “The Tudors” dhe “Peaky Blinders”.

Gjatë një karriere që përshkoi më shumë se gjysmë shekulli, aktori i shquar mori pjesë në mbi 150 produksione filmike dhe televizive, duke u bërë një emër ikonë në historinë e artit botëror. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, ai u nderua me titullin fisnik “Sir” në Zelandën e Re.

Aktori la pas një familje të dashur, e cila përbëhet nga katër fëmijët dhe gjashtë nipërit e mbesat e tij.

të fundit

Andonovski expects artificial intelligence strategy to be approved by the end of the year

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski pret që strategjia kombëtare për inteligjencën artificiale të miratohet deri në fund të vitit.…

3 minutes ago

Pas dënimit të djeshëm të krerëve të UÇK-së, gjyqtari Smith hap procedurën për kompensimin e viktimave

Kreu i Trupit Gjykues, Charles L Smith, ka marrë vendim përmes të cilit nisin procedurat për kompenzimin e viktimave në…

10 minutes ago

Yakin flet për Xhakën, Jasharin dhe Bislimin, ndërsa i dërgon mesazh edhe Avdullahut

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur për një numër çështjesh gjatë konferencës për media të mbajtur të enjten, ku…

18 minutes ago

Çiljeta Xhilaga rrëfen detaje nga jeta private: Kam menduar…

Artistja e njohur  Çiljeta Xhilaga, në nje interviste televizive, ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj private dhe…

20 minutes ago

Andonovski pret miratimin e strategjisë për inteligjencën artificiale deri në fund të vitit

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski pret që strategjia kombëtare për inteligjencën artificiale të miratohet deri në fund të vitit.…

22 minutes ago

Barcelona humbet Joan Garcian për tri javë pas dëmtimit në menisk

Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, pritet të mungojë për rreth tri javë pasi ka pësuar një lëndim në meniskun e…

30 minutes ago