Categories: showbiz

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare Sam Neill, protagonisti i “Jurassic Park” dhe “The Piano”

Bota e kinemasë humbi një nga figurat e saj më të dashura, aktorin neozelandez Sam Neill, i cili u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Njoftimi u bë publik nga të afërmit e tij nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar të artistit në Instagram.

Të lidhura

None found

Familja nuk ka dhënë detaje mbi shkakun e vdekjes, por kujtojmë se aktori kishte treguar më parë se kishte arritur të mposhtte një formë të rrallë të kancerit të gjakut, limfomën angioimunoblastike të qelizave T në fazën e tretë, diagnozë që e mori në vitin 2022.

Në njoftimin e familjes bëhet e ditur se Neill u nda nga jeta në qytetin e Sidneit në Australi, pranë personave më të dashur.

“Me pikëllim të thellë familja e Sam Neill ndan lajmin e ndarjes së tij nga jeta. Sami ishte i rrethuar nga familjarët dhe u largua me atë dinjitet që e shoqëroi gjatë gjithë jetës. Ndarja ishte e papritur, por jemi mirënjohës që ai ishte i lirë nga kanceri. I shprehim mirënjohjen tonë stafit të Spitalit Privat të Shën Vincentit për përkujdesjen shembullore dhe lusim që të na lejohet privatësia në këto momente të rënda”, shprehet deklarata.

Pas përhapjes së lajmit të hidhur, kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, nderoi kujtimin e aktorit duke vlerësuar rolin e tij të çmuar në kinematë australiane dhe atë botërore.

“Sam Neill ishte pjesë e kaq shumë historive të dashura australiane dhe zuri një vend të veçantë në zemrat e gjithë australianëve. Ai u përball me sëmundjen me dinjitet, humor dhe forcë të madhe. Do të na mungojë pa masë dhe kujtimi i tij do të jetë i përhershëm. Pushoftë në paqe”, shkroi Albanese.

I lindur në Omagh të Irlandës së Veriut në vitin 1947 dhe i rritur në Zelandën e Re, Sam Neill u bë i njohur në të gjithë globin me interpretimin e Dr. Alan Grant në filmin ikonë “Jurassic Park” të Steven Spielberg. Karriera e tij përfshin gjithashtu role të paharrueshme në produksione si “The Piano”, “The Hunt for Red October”, “The Tudors”, “Peaky Blinders”, “Event Horizon”, “The Hunt for the Wilderpeople” e shumë të tjera.

Me një karrierë që përshkoi më shumë se pesë dhjetëvjeçarë, Neill la gjurmë në mbi 150 filma dhe seri televizive, duke u vendosur si një prej emrave më të respektuar të kinematografisë ndërkombëtare. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në art, ai u nderua me titullin “Sir” në Zelandën e Re.

Aktori lë pas katër fëmijët e tij dhe gjashtë nipër e mbesa.

të fundit

Nga bileta e debutimit te fanellat e Botërorit: Reliket më të çmuara të Lionel Messit

Karriera e Lionel Messit është e mbushur me momente historike, por për koleksionistët, një pjesë e kësaj historie mund të…

5 hours ago

Horoskopi 6 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Do kaloni shume vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si…

5 hours ago

Ministry of Defense reports on wildfire situation: 21 fires, 11 still active

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, referuar orës 20:00 të 5 shtatorit.…

5 hours ago

Vlora Prefecture publishes fire report for Himara: 5 homes burned and 36 people evacuated

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës,…

5 hours ago

Anti-drug operation in Sarandë: Suspected individuals arrested and cocaine, cannabis and weapons seized

Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar nga Komisariati i Policisë së Sarandës ka goditur një rrjet të fuqishëm të shpërndarjes së…

5 hours ago

Tensions rise in the Strait of Hormuz as Iran strikes ships in retaliation against the United States

Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka njoftuar mbrëmjen e së shtunës se ka sulmuar disa anije, përfshirë edhe disa që…

5 hours ago