Bota e kinemasë humbi një nga figurat e saj më të dashura me vdekjen e aktorit të shquar Sam Neill, i cili u shua në moshën 78-vjeçare.
Familja e tij bëri të ditur lajmin e trishtë nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të aktorit në Instagram.
None found
Megjithëse rrethanat e sakta të ndarjes nga jeta nuk janë zbuluar, aktori kishte folur hapur më parë për betejën e tij me një sëmundje të rëndë. Në vitin 2022, atij iu diagnostikua limfoma angioimunoblastike e qelizave T në fazën e tretë, një lloj i rrallë i kancerit të gjakut, të cilën arriti ta mposhtte.
Ai dha frymën e fundit në qytetin e Sidneit, Australi, me njerëzit më të dashur pranë.
Familja shprehu dhimbjen e saj përmes një deklarate: “Me zemër të thyer, familja e Sam Neill ndan lajmin e ndarjes së tij. Sami u largua i qetë, i rrethuar nga familja e tij, duke ruajtur deri në fund dinjitetin që e përcaktoi gjatë gjithë jetës. Ikja e tij ishte e menjëhershme, por jemi mirënjohës që ishte i lirë nga kanceri. I shprehim mirënjohjen tonë të thellë ekipit të Spitalit Privat të Shën Vincentit për përkujdesjen e tyre të jashtëzakonshme dhe lusim për respektimin e privatësisë gjatë kësaj kohe zie.”
Pas konfirmit të lajmit, reagimet nuk vonuan. Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, nderoi kujtimin e aktorit, duke vlerësuar gjurmët që ai la në kinematë vendase dhe botërore.
“Sam Neill dha jetë në aq shumë histori të dashura australiane dhe zuri një vend të veçantë në shpirtin e kombit. Ai e përballoi sëmundjen me guxim, të qeshur dhe forcë të jashtëzakonshme. Do ta ndiejmë thellë mungesën e tij dhe kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm. Pushoftë në paqe,” shkroi Albanese.
Lindur në vitin 1947 në Omagh të Irlandës së Veriut dhe i rritur në Zelandën e Re, Neill u bë një yll planetar falë interpretimit të Dr. Alan Grant në kryeveprën e Steven Spielberg, “Jurassic Park”. Portofoli i tij përfshin gjithashtu filma të paharrueshëm si “The Piano”, “The Hunt for Red October”, “The Tudors”, “Peaky Blinders”, “Event Horizon” dhe “The Hunt for the Wilderpeople”.
Me një trashëgimi që përshkon më shumë se pesë dekada, ai la pas mbi 150 produksione kinematografike dhe televizive, duke u vendosur si një prej personaliteteve më të respektuara të ekranit. Në shenjë nderimi për ndikimin e tij në art, Zelanda e Re i dha titullin e lartë “Sir”.
Aktori lë pas katër fëmijë dhe gjashtë nipër e mbesa.
Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të enjte në plazhin e Velipojës. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth…
Lutfi Dalipi te FC VaduzTalenti shqiptar, Lutfi Dalipi i ka “mbyllur derën” Shqipërisë dhe Kosovës me lëvizjen e fundit [...]Read…
Deputeti i Frontit Evropian, Sali Murati, pret që të parashtrohet ankesë për aktgjykimet e shqiptuara ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim…
Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë, megjithëse Ankaraja nuk e përjashton mundësinë…
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i është përgjigjur me tone të ashpra në Kuvend deklaratave të Taulant Ballës, duke…
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u kërkoi sot deputetëve, në seancë plenare, të ratifikojnë Konventën për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar…