Naomi Campbell u shfaq në tapetin e kuq të ‘Furiosa: A Mad Max Saga’ në Festivalin e Filmit në Kanë dje, e veshur me një fustan Chanel me të cilin u shfaq në pasarelë në vitin 1996.
Edhe pse fustani i përket modës së rreth tre dekadave më parë, ai duket njësoj mbresëlënës edhe sot.
Supermodelja 53-vjeçare e mbajti fustanin pak më ndryshe në vitin 2024 sesa në 1996-ën.
Në vitet ’90, vijat e tejdukshme u mbuluan me një këmishë saten që Campbell e mbante poshtë. Tani, megjithatë, ajo guxoi duke mos veshur gjë poshtë fustanit, përveç të brendshmeve të zeza.
Flokët e saj për shfaqjen e pasarelës ishin gjithashtu të kapura, ndërsa flokët e saj në Kanë ishin të lëshuara dhe me kaçurrela.
Një gjë dimë ta themi me siguri, që si veshja, si Naomi duken edhe më bukur 30 vjet më vonë.