Olsi Bylyku ka folur për herë të parë për ndarjen nga Egli Tako. Ai është shprehur se me Eglin nuk kanë qenë as të fejuar dhe as të martuar por të lidhur.
Në emisionin “Më lër të flas”, Olsi tha se për herë të parë në jetën e tyre kanë zgjedhur veten.
“Unë me thënë të drejtën i kam parë lajmet e në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta. Me thënë të drejtën jam një njeri që jam shumë përgjegjës dhe mundohem shumë që ti mbaj ato balancat e mira me miqtë e kolegët, mundohet ti jap kohën të gjithëve e partneres. Kjo balancë ndoshta më ka vënë edhe një përgjegjësi mbi shpatulla që të ec me plan se ku dua të shkoj e ku dua të jem dhe unë mendoj se edhe me Eglin ja kemi arrit planin sepse besoj që e kemi kënduar historinë tonë një vit më përpara.
Unë me Eglin kam qenë në një lidhje as të fejuar as të martuar. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin. Unë kam parë lajme kohët e fundit çfarë s’kam parë. Edhe një deklaratë të shokut tim Lorencit. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë”, tha ai.
Megjithatë se të dyve atyre u mungon njëri tjetri. “Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit.”