Mungoi në ndeshjen e madhe, Ronaldo “ia shpërblen” tifozëve me foton më speciale (FOTO LAJM)

Pasi e siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror me Portugalinë, Cristiano Ronaldo ka vendosur të kalojë kohë me familjen e tij.

Për më shumë, ai mungoi të shtunën në ndeshjen e Manchester Unitedit ndaj Leicester Cityt, pasi nuk ishte i përgatitur fizikisht për këtë takim.

Kjo i dha mundësi që të qëndronte me familjen dhe të kalonte çaste të këndshme me fëmijët dhe partneren e tij.

“Familja është gjithçka”, është përshkrimi i një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale që është shoqëruar me hashtagun ‘krenar’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Ronaldo është baba i katër fëmijëve: Cristiano Jr. (i lindur më 17 qershor 2010), binjakët Eva dhe Mateo (të lindur 8 qershor 2017) – të lindur me nëna surrogate; Nga lidhja me Georgina Rodriguez ka vajzën Alana Martina (të lindur në nëntor 2017), ndërsa çifti është sërish në pritje të binjakëve.


Shtuar 4.04.2022 09:46