Mungesa e cigareve ka bërë që banorët e shtëpisë së Big Brother Vip të acarohen.
Fillimisht nisi si revoltë e më pas përfundoi me të qara.
Ajo që shpërtheu në lot ishte modelja Kejvina Kthella, teksa më vonë u shpreh se kjo është taktika e produksionit të Big Brother që të kenë material për publikun.
“Po tallen me ne që të qeshin, që s’kemi cigare.”- tha Kejvina.
Më pas banorët e kanë shprehur revoltën e tyre duke vrapuar rreth pishinës për të hequr stresin, si urdhër nga ‘vëllai i madh’ për të marrë cigare.