Mund të lindë sërish diçka? Keisi bën deklaratën e papritur për Lorencin (VIDEO)

Keisi dhe Lorenci janë dy nga artistët më të përfolur të momentit në shtëpinë e madhe të “Big Brother VIP”, kjo pasi u komentua për një lidhje të mëparshme mes dyshes.

Ishe Lorenci ai që riktheu historinë me Keisin në dhomën e rrëfimit duke thënë që pavarësisht lidhjes që kishin ai nuk ka më pëlqim më për këngëtaren dhe se tani ka hyrë në shtëpi vetëm për lojë.

Në një diskutim mes Oltës dhe Keisit është diskutuar edhe për një rikthim të mundshëm mes dyshes.

E pyetur nga Olta nëse ajo mund të krijoj sërish diçka me Lorencin brenda në shtëpi, Keisi nuk tha as po, por as jo. Ajo tha se nuk e di se çfarë mund të ndodhë, duke lënë të kuptohet që edhe mund të krijohet diçka.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 28.03.2023 10:41