“Mund të jetë strategji”/ Egli e Gjesti hedhin dyshime për abu*imin e Laertit

Një nga momentet më të komentuara të spektaklit të fundit të “Big Brother VIP Albania” ishte rrëfimi emocional i aktorit Laert Vasili, i cili zbuloi një ngjarje tragjike nga fëmijëria e tij.

Ai tha se në moshën nëntëvjeçare ishte përdhunuar nga një komshi dhe se kishte heshtur për këtë histori për plot 42 vite.

Por ndërsa publiku ende po e përtyp këtë rrëfim të rëndë, Egli Tako dhe Gjesti kanë ngritur dyshime të forta lidhur me vërtetësinë e kësaj historie. Gjatë një bisede të zhvilluar sot në oborrin e shtëpisë, ata shprehën skepticizëm, duke lënë të nënkuptohet se rrëfimi i Laertit mund të jetë një strategji për të fituar empatinë e publikut.

“Një histori e tillë, e dhimbshme dhe e thellë, prek direkt zemrat e shqiptarëve… të futet si thikë në zemër. Dhe pastaj, ti dukesh si viktimë”, u shpreh Egli në një ton të rezervuar, por të qartë në dyshimin e saj.

Gjesti nga ana tjetër, e mbështeti mendimin e saj, duke thënë se gjithçka mund të përdoret në këtë pikë të lojës për të ndikuar emocionet e publikut.


Shtuar 8.04.2025 22:41