Mozzik tregon pse u gjobit me 500 mijë euro

Një bisedë e bërë mes Mozzik dhe një gazetari dje, ka bërë bujë të madhe në rrjete sociale.

Mozzik ka treguar për herë të parë se është dënuar nga ATK-ja me plot 500 mijë euro.

I pyetur për arsyen se pse, mes rreshtave ai tregoi që bëhet fjalë për tatime që sipas tij nuk i ka ikur asnjëherë por që nuk po e kupton saktësisht arsyen e dënimit.

Reperi gjithashtu ka thënë se ai ka biseduar me personat adekuat për këtë punë dhe po e paguan dënimin çdo muaj.


Shtuar 6.03.2024 19:06

Tags: ,