Mozzik e Lotina të pandarë nga njëri-tjetri/ Publikojnë FOTOT e ëmbla

Mozzik e Lotina Haziri duket se po e shijojnë më së miri romancën e tyre.

Ishte Lotina ajo e cila ka publikuar disa fotografi në ‘Instastory” ku normalisht shfaqen shumë të afërt.

Mesa duket dyshja e kalon një pjesë të mirë të ditës krah njëri tjetrit, ndërsa kanë treguar se kanë edhe aprovimin e plotë të familjarëve të tyre.

Kujtojmë se pak kohë më parë, i ati i Lotinës, deputeti Lutfi Haziri foli i lumtur për lidhjen e tyre.

Edhe vendimi i Lotinës tani me Mozzikun, njëjtë na ka bërë të lumtur. Po rritet familja, kjo është me rëndësi. Lumturia e tyre, për prind nuk ka sukses më të madh”.


Shtuar 13.08.2024 14:35

Tags: ,