Motiv! Koncerti i Alban Skënderajt shënon 20 vite karrierë! Më 6 qershor në ‘Air Albania’, bashkë me Miriam Camin

Për të shënjuar 20 vjetorin e karrierës, artisti dhe këngëtari i njohur Alban Skënderaj vjen me 6 maj me një koncert në stadiumin “Air Albania”.

I titulluar “Motiv i jetës time”, njëjtë si kënga e parë e që e ngjiti në skenë,

Pritshmëritë e artistit por edhe kapacitetet e stadiumit janë tejkaluar sa i përket kërkesës së lartë të qytetarëve për ta ndjekur nga afër.

Krahas tij do te jetë edhe bashkëudhëtarja e jetës, artistja Miriam Cami.

Koncerti nën emrin “Motiv” sjell përgjatë 120 minutave muzikën e këngëtarit Alban Skënderaj, nga hitet e tij më të fundit tek këngët e fillimit të karrierës së tij artistike.

Për afro 2 orë spektatorët do të kenë mundësinë të shijojnë Live magjinë e këtij koncerti të kuruar në detaje.

Nga ana e produksionit janë menduar zona të dedikuara për personat me aftësi të veçanta si dhe lehtësitë e nevojshme që garantojnë një argëtim dinjitoz


Shtuar 4.06.2024 17:18