Lady Gaga është e njohur tanimë për guximin që ka pasur që prej fillimeve të saj lidhur me veshjen dhe ‘look-un’ në total që shfaq në publik. Edhe kësaj here veshja e yllit të muzikës pop nuk i ka shpëtuar syrit të paparacëve. Lady kishte veshur një kostum në ngjyrë blu, sportiv, ndërsa në këmbë një palë këpucë me platformë tepër të lartë në ngjyrë të bardhë.
Gaga u fotografua në New York City dhe gjatë kësaj daljeje kishte vendosur edhe syzet e saj të diellit, duke përshëndetur me dorë paparacët. Nëse deri më tani të gjithë ishin mësuar ta shihnin një kostum të tillë të kombinuar vetëm me shapka apoatlete, Lady sapo shenjoi një tjetër moment.