Aleksandër Gjoka i është bashkuar debatit mbi kufizimet e moshës në Festivalin e Pranverës në RTSH, duke u rreshtuar krah artistëve që kundërshtojnë këtë vendim. Përmes rrjeteve sociale, ai theksoi se skena muzikore nuk duhet të ketë barriera, sidomos për ata që kanë dhënë një kontribut të gjatë në art.
Kantautori mori si shembull festivalet e huaja si ai i Sanremos, ku mosha nuk përbën pengesë për performancën e emrave të mëdhenj. Sipas tij, Shqipëria duhet të ndjekë këto standarde ndërkombëtare duke vlerësuar talentin dhe përvojën mbi kriteret moshore.
Aleksandër Gjoka ironizoi hapur kufizimet e moshës në Festivalin e Pranverës nëpërmjet një komenti në Facebook. “A se harrova, mos harroni dhe kopshtet”, shkruan ai me ironi.


Televizioni publik shqiptar e ka justifikuar këtë rikthim të festivalit, pas dy dekadash si një mision për të promovuar ekskluzivisht talentet e reja dhe brezat e ardhshëm.
