Mori vesh në BBV Kosova se është arrestuar Meta, aktori i njohur “fluturon” nga gëzimi: U çfarë lajmi më dhe!

Naim Bunjaku ose i njohur ndryshe me emrin artistik “Xuxi” është një nga banorët e rinj që u futën mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Këngëtari i njohur siç duket ende nuk është mësuar me rregullat e këtij formati televiziv dhe ka dhënë informacion nga jashtë për Rezart Veleshnjën. Aktori shqiptar mëson se SPAK-u ka arrestuar Ilir Metën dhe pikërisht ky lajm bombastik e elektrizon atë.

“U çfarë më the”, shprehet ai ndërsa nuk e mban vendi prej lumturisë. Në atë moment ndërhyn edhe produksioni duke i kërkuar Xuxit që të mos japë info nga jashtë.

PJESË NGA BISEDA:

Xuxi: E di që futën në burg Ilir Metën?

Veleshnja: Çar re? Çfarë më the? Kur mo? Kur e futën në burg?

Xuxi: 2-3 ditë…

Veleshnja: U çfarë lajmi më ke dhënë… Ilir Metën e paskan futur në burg. SPAK-u…

Produksioni i bën thirrje Xuxit që të mos japë informacion nga jashtë, ai i kërkon falje.


Shtuar 26.10.2024 16:30