Monica Bellucci rikthehet mahnitëse në revistën “Elle Spain”

Po, po 59 vjeç, por duket se koha paska ndaluar për Monica Belluccin. Modelja italiane po çmend rrjetin me albumin më të fundit të fotove për revistën spanjolle “Elle Spain”, ku shfaq tiparet e saj joshëse dhe linjat perfekte.

Bellucci ka treguar për rolin që ka luajtur pamja e saj në karrierë dhe plakjes. Ashtu si në intervistat e tjera që ka dhënë, aktorja këmbënguli se suksesi i saj nuk është për shkak të bukurisë

Unë jam si gjithë të tjerët, i them vetes se është e kotë të shkosh kundër diçkaje që është më e fortë se unë. Dhe nëse koha kalon, do të thotë se jemi me fat që jam ende këtu. Mosha biologjike ka pasoja, nuk i gëzojmë më avantazhet e rinisë. Ka një transformim natyral dhe vjen një moment që duhet ta pranoni. E rëndësishme është të vazhdoj të ndihem mirë dhe të bëj gjëra që më pëlqejnë dhe që më stimulojnë.

“Jam 59 vjeçe dhe vazhdoj të punoj, ndaj nuk mendoj se bëhet fjalë vetëm për bukurinë. Kurioziteti fillestar zhvlerësohet nëse nuk ka asgjë tjetër pas,”-shtoi ajo.

Ndërsa për gjendjen e saj fizike, ajo shtoi: Nuk jam e fiksuar. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma, asnjëherë shumë e hollë, kjo është natyra ime. Dhe unë dua të plakem në paqe. Kur je 50 ose 60 vjeç, nuk ke të njëjtat nevoja si kur je 20.


Shtuar 19.04.2024 17:58