Mollë sh*rri në familjen Beckham/ Ish-e dashura e Romeos tregon nëse ka qenë e lidhur me Brooklyn (FOTO)

Modelja dhe DJ britanike Kim Turnbull, ish-partnerja e Romeo Beckham, më në fund ka reaguar publikisht ndaj spekulimeve se ka qenë më parë në një lidhje me vëllain e tij më të madh, Brooklyn Beckham.

“E kam shmangur të flas për këtë temë për të mos i hedhur benzinë zjarrit, por ka ardhur një pikë ku ndiej nevojën ta adresoj për të vazhduar përpara,” shkroi ajo në një Instagram Story të hënën.
“Nuk do të vazhdoj të pranoj ngacmime apo të ndiej turp për shkak të gënjeshtrave, të krijuara për të përshtatur një narrativë të caktuar,” shtoi ajo.

24-vjeçarja Turnbull theksoi se ajo dhe Brooklyn, 26 vjeç, “nuk kanë qenë kurrë të përfshirë romantikisht në asnjë formë, në asnjë moment.”Sipas saj, lidhja mes tyre nuk ka kaluar kurrë më shumë se një miqësi shkollore, kur ishin 16 vjeç.

“Dua të distancohem nga kjo bisedë që nuk ka fund dhe të vendos një pikë mbi këtë histori, për të mirën e të gjithëve të përfshirë,” përfundoi ajo.


Shtuar 17.06.2025 19:19