Moderatorja sexy fut në sherr ish-gjyqtarin me bashkëshorten, gjithçka ndodhi pas një fotoje në Instagram

Ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini, ka folur për raportet në çift dhe për xhelozitë që shpesh lindin mes tij dhe bashkëshortes, gjatë një interviste që ka dhënë, për emisionin “Wake Up”.

Debati i fundit që ka patur me të ka ardhur pas një postimi në InstaStory të ish-koleges së tij, Erjola Doçi, e cila shkroi “Gjithmonë kthehemi te dashuritë e vjetra.” Kjo story u postua nga Jemini, dhe kjo gjë shkaktoi xhelozi te gruaja e tij.

“Dje, Erjola postoi story-n, dhe gruaja u bë xheloze. Reagimi i gjinisë mashkullore në Instagram më habiti: ‘Si ka mundësi që e nxjerr këtë ti?’ – më thoshin”, është shprehur ish-arbitri.

Jemini u shpreh edhe në përgjithësi se femrat për shkak të hormoneve kanë ulje ngritje emocionale: “Ndonjëherë e shoh bashkëshorten në mëngjes që është furtunë, ndërkohë që në darkë ishim mirë. I them: ‘Bëj pushim nga puna, merr leje dhe të dalim të pimë një kafe bashkë.’ Kur nxehet bashkëshortja, gocat më pyesin nëse jam zënë me mamin, sepse kur ajo është e mërzitur, shtëpia është furtunë”, tha ai.

Ai po ashtu foli edhe për dinamikat e përditshme mes tij dhe bashkëshortes: “Njëri ecën drejt, tjetri shtrembër; njëri punon shumë, tjetri më pak; njëri fiton më shumë para, tjetri më pak. Nuk duhet ta lejojmë partnerin të na shkëputet, duhet ta marrim prej dore dhe ta sjellim nga krahu ynë.”


Shtuar 19.09.2025 20:36