Moderatorja Einxhel Shkira përfundon në spital (FOTO)

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira, është shtruar në spital, pasi i është dashur të marrë mjekim lidhur me një problem shëndetësor që ajo ka.

Einxhel ka postuar në rrjetin e saj social “Insagram” foto nga spitali, e shtrirë në krevat dhe me serum në dorë.

Ndërkohë, krah saj është bashkëshorti i saj Dj Dagz.

Pavarësisht situatës, moderatorja nuk e ka humbur optimizmin dhe sensin e humorit, duke zgjedhur ta ndajë këtë episod me ndjekësit në mënyrë të sinqertë dhe pozitive.

 

 

Kujtojmë se Einxhel është nënë e dy djemve dhe jeton mes Prishtinës dhe Tiranës. Ajo është shkëputur përkohësisht nga ekrani televiziv.


Shtuar 13.12.2025 14:53