Modelja akuza të forta banorit të BBV: Vjen 4-5 herë kur jam duke u larë!

Një konfrontim ka ndodhur midis Xheneta Fetahut dhe Arion Rexhës në shtëpinë e BBV Kosova, pasi modelja akuzon këngëtarin se ai e ka vështruar atë kur ajo ndodhej në tualet duke u larë.

Sipas saj, Arioni ka ardhur disa herë për ta vështruar atë kur ajo ndodhej në tualet, por një akuzë e tillë është mohuar menjëherë nga këngëtari.

“Mos i bëj qejfin vetes, edhe femra e fundit në botë të ishe as me gisht nuk të prekja”, u shpreh Arioni ndaj Xhenetës lidhur me akuzën e saj.

Sakaq, Xheneta insiston se akuzat e saj nuk janë të pabaza e se videot janë prova të këtyre momente që ajo referohet.

“Nuk bëj shaka, videot janë. Vjen 4-5 herë kur jam duke u larë.”, shprehet ajo.

Xheneta: Jo unë atë nuk e kam shpikur. Ti ke ardhur vetë zotëri, unë nuk e kam shpikur. Aty është prezenca jote.

Arion: Mos i bëj qejfin vetes.

Xheneta: Ka për të bërë një tattoo me emrin Xheneta.

Arion: Edhe femra e fundit në botë të ishe as me gisht nuk të prekja.

Xheneta: Nuk bëj shaka, videot janë. Vjen 4-5 herë kur jam duke u larë.

Arion: O Vëllai i Madh, nëse nuk dal menjëherë, vdeksha sonte. Mashtruese.

Xheneta: Vjen aty e sheh kështu (imiton).

Arion: O mashtruese, a del ti? A del?

Xheneta: Unë duke vetë duke u larë në banjo, vjen… unë as nuk i ktheja pëgjigje, janë videot.

Arion: Nis e kërce, atë që di të besh.

Xheneta: Po di të kërcej e të dridhem e ç’të dua di të bëj. Ça di të bësh ti?

Arion: Unë ç’di të bëj? A ka mundësi të ikësh? Nuk dua të të shoh se thua se po na sheh.

Arion: Mirë pra rri në këmbë. Rri, zemër rri.

Xheneta: Po në këmbë do rri.

Arion: Mirë rri, por mos më prek, mos më shih se thua pastaj…

Xheneta: Unë të shoh drejtpërdrejtë. A po shkon të lash banjon?

Xheneta: Jo… (e imiton), se je i flliqur.

Xheneta: Shih flokët fillimisht.

Arion: Ç’ ke me flokët e mia?

Xheneta: Prej sa ditësh nuk je larë?


Shtuar 28.11.2024 23:00

Tags: ,