Në prime-n e sotëm në qendër të vëmendjes u vunë ofendimet që Gimbo ka bërë shpesh ndaj Mirit, të ciin e ka cilësuar si pedofil.
Në lidhje me këto komente të pahijshme, nga të cilat Miri është shprehur i lënduar, kundër Gimbos reagoi dhe opinionisti i programit, Arbër Hajdari.
“Nëse Miri është pedofil, i bie që dhe ti i tillë je, sepse Selin është më e vogël se ty” iu drejtuar Arbri Gimbos.
Pas komentit të Arbrit, Gimbo nuk e zgjati më tej përplasjen me Mirin por i kërkoi falje për komentin e pahijshëm që prej ditësh e ka bërë ndaj tij.
Mirëpo ky i fundit, i irrituar nga sjellja e Gimbos, nuk ia pranoi faljen.
